Kroacia i kërcënohet me sanksione Serbisë

21.07.2016 10:40:07

Shefi i diplomacisë kroate Mirko Kovaç thotë se Serbia do të ballafaqohej me sanksione të rrepta nëse do të arrestonte ndonjë qytetar nga Kroacia.

Kovaç më herët kishte thënë se Serbia duhet të suspendojë Ligjin për juridiksionin e përgjithshëm dhe të bashkëpunojë me Gjykatën e Hagës dhe t’i zbatojë e t’i respektojë të gjitha vendimet, ndërsa ka përsëritur kërkesat që pala kroate i ka paraqitur si kusht për hapjen e kapitujve 23 e 24, transmeton Koha.net.

“Mendoj se është pothuaj e pamundur që Qeveria serbe të ketë guximin të bëjë diçka të ngjashme, pasi do të duhej të llogariste në kundërmasa. Njëra nga ato është bllokada absolute e negociatave në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian” ka thënë Kovaç për mediet kroate, njofton Al Jaazera.