Kroacia refuzon ndihmën e Rusisë për shuarjen e zjarreve

18.07.2017 12:38:35

Ministri rus për emergjenca Vladimir Pushkov ka ofruar ndihmë për Kroacinë dhe Bosnjë e Hercegovinën në shuarjen e zjarreve që kanë kapluar së fundi këto vende, duke përfshirë dërgimin e avionëve zjarrfikës, njoftoi agjencia TASS. Megjithatë, kroatët refuzuan ofertën ruse, transmeton zeri.info

“Ministria ruse për situata të jashtëzakonshme është e gatshme menjëherë për të dërguar pajisje moderne për të luftuar zonat e prekura nga zjarri në Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, përfshirë aeroplanët Il-76 dhe Be-200 CHS, si dhe ekspertë dhe ekipet e shpëtimit me pajisje për shuarjen e zjarreve” – tha Pushkov.

Portali “Index.hr” shkruan se për pranimin e ndihmës dhe kërkesat për ndihmë dhe procedurë vendos Bordi Kombëtar kroat për Mbrojtje dhe Shpëtim (DUZS), i cili më pas i propozon qeveria kroate që ndihma të kërkohet zyrtarisht, pas së cilës Qeveria kroate miraton kërkesën dhe autorizon Bordin menaxhues për koordinim të ndihmës ndërkombëtare.

 

Portal thekson se ky institucion, tani për tani, nuk i ka dorëzuar qeverisë së Kroacisë kërkesën për ndihmë ndërkombëtare.

Ministri i Brendshëm Ranko Ostojic tha për HRT-në se rusët duhet të ofrojë ndihmë për ata që nuk kanë asgjë.

“Kush e di se sa aeroplan për fikjen e zjarrit nevojitën për të shuar këto zjarre, por të gjithë këta njerëz në teren po bëjnë punën e tyre të madhe. Në këtë pikë mund të jetë më mirë në qoftë se ata (rusët) ofrojnë ndihmë për ata që nuk kanë asgjë. Me këtë organizim, si po shihni këtu në teren, me cisterna të mjaftueshme dhe njerëzit të mjaftueshëm, zjarri mund të tejkalohet”, tha Ostojiç.