Kroatët e pyesin Bunjakin për mungesën e Modricit, ai i befason me këtë përgjigje

04.10.2016 20:45:01

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka deklaruar se mungesa e Modricit në përballjen e 6 tetorit, është humbje e madhe për publikun që do të jetë në ‘Loro Boriçi’ atë natë.

Duke folur për medien kroate, ‘Vecerenji’, Bunjaki ka thënë se Modric është një nga futbollistët më të mirë në botë, dhe se mungesa e tij, është problem edhe për Kroacinë.

“Modric është futbollist i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët në botë dhe me të vërtetë më vjen keq që nuk do të jetë në Shkodër”, ka deklaruar Bunjaki.

“Më vjen keq që publiku nuk do ta shoh një yll kaq të madh”, ka shtuar ai.