“Kronikë e kohës së lirisë” – libër për të sotmen dhe të ardhmen…

(Doli nga shtypi libri publiscitik “Kronikë e kohës së lirisë” e publicititit, Skënder Mulliqi, botoi “Faik Konica”, Prsihtinë, 2016)

Në përmbledhje me titullin “Kronikë e kohës së Lirisë” nuk janë të përfshira të gjitha analizat e opinionet të autorit gjatë këtyre viteve, por një pjesë e tyre, ato që ai i konsideron si më të spikaturat. Pra, është një libër, i cili do të mundësojë lexuesit dhe studiuesit të njohin – jo vetëm mendimin dhe vlerësimin e autori për ngjarjet që kanë ndodhur në këtë hark kohor në Kosovë

Nga Hasan Hasanramaj

Besimi se me pavarësinë e Kosovës do të ndërtohet shteti I së drejtës dhe se me këtë akt do të luftohej edhe kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, duket në shumicën e shkrimeve në këtë libër

Publicisti, gazetari, analisti politik dhe recepsionisti i disa botimeve dhe autori i shumë botimeve publicistike Skënder Mulliqi para lexuesve vjen me një libër të ri me titullin “Kronikë e kohës së Lirisë” e cila është një përmbledhje e analizave dhe opinioneve të tij gjatë të një periudhe kohore dhjetëvjeçare. Në recensionin e Acs dr. Enver Bytyçit dhe redaktorit të librit- Nazmi Rrahmanit mësuam:: “ Së në këtë përmbledhje nuk janë të përfshira të gjitha analizat e opinionet e autorit gjatë këtyre viteve, por një pjesë e tyre, ato që ai i ka konsiderua si më të spikaturat. Pra është një libër, i cili do të mundësojë lexuesit dhe studiuesit të njohin – jo vetëm mendimin dhe vlerësimin e një autori për ngjarjet që kanë ndodhur në këtë hark kohor në Kosovë, por do të shërbejë gjithashtu si një kronikë e atyre ngjarjeve. Shkrimet e publicistit Skënder Mulliqit janë një pasqyrë e realiteteve të Kosovës në këto vite. Ato përfshijnë analiza që lidhen me gjendjen e Kosovës e të shqiptarëve gjatë administrimit ndërkombëtar, periudhës së bisedimeve për statusin e Kosovës, e deri te fenomenet e sotme në procesin e shtet ndërtimit në Kosovë. Lexuesi do të ketë në dorë kronikën e disa zhvillimeve. Në fillim atë të raporteve të institucioneve vendore me administratën e UNMIK-ut, ngjarjet e 17-18 Marsit të vitit 2004, si dhe argumentin për ndryshimin e gjendjes së statut kosë. Më pas gazetari dhe analisti, Skënder Mulliqi, ndalet në bisedimet për përcaktimin statusit të Kosovës dhe ashtu si shumica e analistëve të tjerë, shpreh besimin e tij se me shpalljen e pavarësisë në Kosovë do të zgjidheshin të gjitha brengat dhe shqetësimet e qytetarëve. Besimi se me pavarësinë e Kosovës do të ndërtohet shteti I së drejtës dhe se me këtë akt do të luftohej edhe kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, duket në shumicën e atyre shkrimeve. Po ashtu ai duket besimplotë se pas pavarësisë do të kishte drejtësi e se autorët e vrasjeve politike të pasluftës në Kosovë do të shkojnë para gjyqit.

Shkrimet e analistit Skënder Mulliqat janë një pasqyrë e realiteteve të Kosovës në këto vite

Më tej në kronikën e këtyre analizave dhe opinioneve vijnë dilemat e pas pavarësisë, dilemma të cilat shoqërohen natyrshëm me zhgënjimin e autorit për atë që po ndodh në Kosovë. E gjithë publicistika e tij nga shpallja e pavarësisë ka si objekt dëshirën dhe përpjekjen për ta parë vendin e çliruar nga NATO dhe UÇK, si një vend të begatë, pa korrupsion, pa kriminalitet, pa papunësi. Por fatkeqësisht zhvillimi I një vendi të caktuar nuk është në vullnetin e aq më pak në dorë të një ose të gjithë opinionistëve, analistëve e gazetarëve. Për këtë arsye Mulliqi I kërkon rrënjët e së keqes te shumë faktorë në Kosovë, të nepotizmi dhe lidhjet e marrëdhëniet kriminale, te abuzimi me pushtetin, të abuzimi me luftën çlirimtare të disa komandantëve të saj e kështu me radhë Çështja e veriut të Kosovës, marrëveshjeve me Serbinë dhe raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit janë një nga shqetësimet kryesore të autorit, të cilat shprehen qartë dhe drejtpërdrejt në librin e tij. Këto çështje analizohen në dritën e fakteve, të ngjarjeve, të dhënave dhe të situatave që janë krijuar herë pas here në Kosovë, kur shqiptarët janë ballafaquar nga njëra anë me intervenimin provokuese të vazhdueshëm të Serbisë dhe nga ana tjetër me një veprim amorf dhe në amulli të institucioneve të Kosovës, sidomos të pushtetit ekzekutiv. Ne varësi me zhvillimin e ngjarjeve duket se autori shpreh emocionet e tij në analizat dhe opinionet që shkruan. Kjo do të thotë se ky botim është produkt logjik I përjetimeve dhe ngarkesave shpirtërore të autorit, I shqetësimeve dhe preokupimeve të tij për zhvillimet e vazhdueshme në vend.

Shqiptarët gjithmonë janë ballafaquar me intervenimet provokuese të vazhdueshëm të armiqve shekullor

Oscilacionet në këtë gjendje shpirtërore të oratorit nga optimizmi I madh te përshkrimi deri diku pesimist e kritik nuk vijnë në libër për shkak të gjendjes emocionale të Skundër Mulliqit, por për shkak të pritshmërie dhe zhgënjimeve të tij në procesin e zhvillimeve në Kosovë. Nëse vizita e Presidentit Bush në Tiranë duket e përjetuar me entuziazëm për arsye të deklaratës së Presidentit Amerikan për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, zhvillimet në këtë vend të mëvonshme, vrasjet politike dhe dështimet në qeverisje për shkak të lidhjes së politikës me krimin dhe korrupsionin janë arsye e mjaftueshme për një zhgënjim të theksuar. Të gjitha këto ulje e ngritje lexuesi do t’i gjejë në këtë libër. Dhe kjo e bën atë vërtet një ngjarje për publicistikën e Kosovës. Ndërkaq duket se autori merret me temat më madhore dhe më sensibile të çdo kohe. Çdo titull analize ose opinioni ka domethënien e tij dhe shpreh një përmbajtje të caktuar. Ndërkaq në secilin prej trajtesave gjen fakte, të dhëna dhe argumente për situatat e krijuara, si dhe mendime të vlefshme për përmirësimin e tyre. Ky tipar dallues e bën librin të dobishëm në çdo kohë. Libri ka mundësi që të mos pëlqehet nga shumë lexues. Por jo për përmbajtjen dhe stilin e autorit. Ai mund të mos pëlqehet për shkak se jot ë gjithë lexuesit do të pajtohen ne idetë dhe mendimet që gazetari Skendër Mulliqi shfaq në këtë libër. Kjo do të thotë se ky libër ka vlerë, madje vlera e tij do të shihet më mirë në të ardhmen sesa sot, sepse nëse të gjithë do të binin dakord me një autor, atëherë ata nuk do ta lexonin më autorin në fjalë. Skënder Mulliqi ia ka arritur që të nxisë debatin dhe diskutimet dhe të marrë përsipër përgjegjësinë e tij si idealist për ato pikëpamje që shtron. Por sipas mendimit tim gjithçka që jepet në këtë libër është një mësim I mirë për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës e të qytetarëve të saj. Prandaj lexuesi do të ndjehet I shpërblyer, nëse do ta lexojë këtë libër.