Kronike: Në kohë pandemie zhduken persona në Kosovë

14.04.2020 10:10:50

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukura në Kosov. Njëri rast gjindet në Prizren në të cilën është zhdukur një mashkull. Personi në fjalë thuhet se ka dal më datë 13/04/2020 e nuk është kthyer ende./fokusi.org/

Babai i tij raporton se ai kishte dalë nga shtëpia per ta furnizuar shtëpinë por nuk është kthyer nga ajo ditë. Rasti ka filluar të hetohet nga policia por ende nuk është gjetur asnjë  gjurmë nga viktima.

Rasti tjetër ka ndodhur në rajonin e Gjilanit ku raportohet një grua e zhukur e cila ka probleme mendore. Këtë rast e ka raportuar bashkëshorti i saj dhe gjithashtu rrëfehet se nuk është hera e parë që kjo grua del nga shtëpia./fokusi.org/