Krujë, zbulohet magazina me 1.3 tonë drogë; 11 persona në pranga (Foto)

19.10.2016 12:41:09

Sasia e drogës së sekuestruar dje në Krujë, 1.3 tonë, është më e madhja e kapur në Shqipëri që pas ndëhyrjes së Policisë së Shtetit në vitin 2014 në fshatin Lazarat. Policia e Durrësit ka dhënë sot detaje të reja nga operacioni i nisur që mbrëmë dhe bërë të ditur se janë arestuar 11 persona nga ky operacion, por pa sqaruar nëse këta të fundit ishin thjesht punëtorë apo kultivues.

Kruje

Erjon Vathi, 27 vjeç, banues në Derven, Krujë;

Ferit Sula 45 vjeç lindur në Burrel;

Ali Kuçi 19 vjeç, banues në Milot;

E.N. 16 vjeç, banues në Derven, Krujë;

Besmir Vathi 18 vjeç, banues në Derven, Krujë;

Erald Bardhoku 29 vjeç, banues në Derven Krujë;

Kujtim (Valentin) Rexhepi (Smykalova)48 vjeç, banues në Fushë- Krujë;

Gazmir Gjokea 29 vjeç, banues në Derven Krujë;

Nilson Gega 26 vjeç, banues në Derven, Krujë;

Gjovalin Gjokea 47 vjeç, banues në Derven, Krujë;

Aurel Gjokeja 22 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Kruje 2Përveç sasisë të madhe të drogës, policia ka sekuestruar edhe armë. Gjatë aksionit, janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë, tip Makarovë, 1 armë zjarri tip TT; 2 armë zjarri automatik; 130 fishekë automatiku dhe 11 pistolete.

Droga ne krujeGjithashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar edhe automjete të ndryshme, që nga makinat e deri tek kamionçinat. Më konkretisht, është sekuestruar një makinë luksoze Audi – Q , një kamionçinë, një furgon, një mjet tip Sharon, një makinë Ford Fokus, një autoveturë tip BMW, telefona celularë.

Droga ne kruje 1Baza e lëndës narkotike ishte në fshatin Derven të Krujës, e sistemuar në dy ambiente të posaçme për tharjen e lëndës narkotike. “Ambientet ishin një magazinë dhe një banesë e pabanuar, në brendësi të të cilave u gjetën bimë narkotike të thara, në proces tharje dhe një pjesë e përgatitur për shitje”, sqaron policia.