Kryebashkiaku i Kukësit: Problemi nuk zgjidhet me arrestime, lironi qytetarët

01.04.2018 13:52:16

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, i bëri thirrje qeverisë që të gjejë zgjidhje për situatën në fjalë, që çoi në arrestimin e 23 protestuesve. Ai i kërkoi autoriteteve që të liroheshin qytetarët, pasi kjo çështje nuk zgjidhet sipas tij me arrestime.

“Unë i bëj shkresë kryeministrit, ministrave, u bëj thirrje që të ulen dhe të negociojnë. Duhet transparencë dhe janë vetë qytetarët që janë vet duke pyetur. Brenda ka protestues, njerëz të ndershëm, socialistë të ndershëm, dhe kjo çështje nuk bëhen me arrestime. Ndaj hetimi duhet të jetë transparent dhe qytetarët të lirohen.” – u shpreh Bashkim Shehu.

Orët e para të mëngjesit të sotëm u prangosën të paktën 23 persona, sipas policisë.