Kryekomisari, viktimë e tërmetit/ Mesazhi prekës i djalit që erdhi nga kurbeti

28.11.2019 10:59:49

Tërmeti i mori jetën në detyrë një efektivi të policisë. Bajram Hajdarmetaj humbi jetën në godinën e Kavalishencës në Durrës. Ai ishte pedagog në Akademinë e Sigurisë me gradën komisar.

Miq e kolegë e kanë nderuar përmes një ceremonie lamtumire ku ishin të pranishëm drejtues të lartë të Policisë së Shtetit përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe të Komisariatit të Policisë Tropojë, prej nga ai ishte me origjinë.

Fjalë përlotëse për babanë ka shkruar djali i tij, i cili kishte kohë pa e takuar të atin, e teksa ndan mallin për ta takuar, shprehet me fjalë rrëqethëse për humbjen e tij.

Ja çfarë shkruan djali i tij në rrjetet sociale:

Erdhëm bab o nga gurbeti

Për të pa o me sy

Ah të mjerët çfarë na gjeti

Kishe mbyllur ata sy

M’dogji malli fëmirisë

Kisha kohë që s’të kisha pa

Thash të gjej te pragu i shpisë

Por të gjeta gati për varr

Babi im o babi im

S’e besoj që s’je më ti

Ti po flen o bab o në hije

Dhe do zgjohesh përsëri

U prehsh në paqe o bab, o Luani im, Trimi im

Hajdarmetaj ndodhej në Kavalishencën e Policisë me punë, për arsye trajnimi të punonjësve të Policisë.