Kryeministri Australisë, Scott Morrison: Ky akte terroris eshte vepër e urrejtjes antinjerzore

15.03.2019 19:39:50

Pergaditi: Sylejman Morina

Në armët e terroristit 28-vjeçar Brenton Tarrant, me të cilat kreu sulmin e përgjakshëm në xhamitë në Zelandë të Re, ishin shkruar emrat e figurave historis nacionaliste Tarrant në manifestin e tij si dhe në armët që i përdori gjatë sulmit qyqar në të cilin u vranë 49 persona dhe së paku 20 të tjerë mbetën të plagosur, kishte përmendur Milosh Obiliçin,
Sulmuesi po ashtu kishte shënuar emrin e Car Llazarit, të cilit i shërbente Obiliçi, dhe i cili u vra në luftimet me Osmanët.
Në armë gjithashtu ishte shënuar edhe emri i Baja Pivljanit, vjedhësit që vepronte në zonën e Hercegovinës dhe Dalmacisë jugore,
Aty ishin edhe emrat e Novak Vujosheviç, i cili udhëhiqte kryengritjen kundër Osmanëve dhe gjeneralit malazez Marko Milanit.
Gjatë ngasjes me automjet drejt xhamisë, ku kreu sulmin terrorist, Tarrant dëgjonte këngë në gjuhën serbe, e cila thoshte: “Karaxhiç udhëheq serbët t’u, që të shihet se askujt nuk i frikësohen. Nga Kraina janë nisur serbët, ruajuni ju ustash dhe turq”.
Radovan Karaxhiç ishte lider i serbëve të Bosnjës në luftën në Bosnjë e Hercegovinë nga viti 1992 deri në vitin 1995. Ai në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë në vitin 2016 u dënua me 40 vite burg për gjenocid dhe krime të rënda të luftës, kunra njerzimit.
Në manifestin e tij, ai kishte theksuar një numër emrash të tjerë nga historia evropiane në kontekstin e luftës kundër islamit.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison ka thënë se kishte marrë informacione për manifestin e tij, të cilin e përshkroi si “vepër të urrejtjes “.
Në faqen e 74 të manifestit, sulmuesi ka shkruar kundër emigrantëve, multikulturës, ndërkaq rënkonte për rënien e “kulturës europerëndimore të bardhë”.
“Prejardhja ime dhe gjuha ime janë evropiane, kultura ime është evropiane, bindjet e mia politike janë evropiane, besimi im filozofik është evropian. Identitei im është evropian dhe më kryesorja gjaku im është evropian”, ka shkruar Tarrant.
Tarrant e ka përshkruar veten si “eko fashist etno nacionalist” ndërsa më parë veten e ka llogaritur komunist, anarkist dhe liberalist.