Kryeministri grek, Aleksis Tsipras: Jemi gati për marrëveshjen strategjike Greqi-Shqipëri

28.01.2018 11:26:06

Në një deklaratë për mediat pas takimit që zhvilloi përfaqësuesit politik, ku i informoi mbi zhvillimet e fundit për Shqipërinë dhe Maqedoninë, kryeministri grek Aleksis Tsipras tha se është gati për arritjen e një marrëveshje strategjike me Shqipërinë.

“Jemi gati për një marrëveshje strategjike midis Greqisë dhe Shqipërisë që do të zgjidhë dallimet kritike dhe do të çojë në nxitjen e negociatave të pranimit të vendit tonë fqinj. Kjo çështje gjithashtu tregon se ekziston një konsensus i gjerë politik, të cilin unë mund ta mirëpres”, tha Tsipras.