Kryeministri grek uron Ramën: I vendosur të bashkëpunoj me ju

29.06.2017 20:53:15
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve më 25 qershor.

Në mesazhin e dërguar, Kryeministri grek thotë se është i vendosur të punojë ngushtë me homologun e tij shqiptar për të mirën e dy popujve.

“Vlerësoj partneritetin strategjik mes dy vendeve tona”, thuhet më tej në urimin e shefit të qeverisë greke, shkruan Top Channel.

Urime për fitoren në zgjedhjet e së dielës, Kryeministri Edi Rama ka marrë edhe nga Kancelarja Angela Merkel dhe kreu i PDK-së në Kosovë, Kadri Veseli.