Kryeministri, Haradinaj: Arian, do të na mungosh!

27.01.2019 12:49:34

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, zëvendësministra dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë arkivolit në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci.

Pas homazheve kryeministri Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë.

“Arian i dalluar për vlera njerëzore. Do të na mungosh!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, mbahet mbledhja komemorative nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërsa në ora 13:00 zhvillohet ceremonia e varrimit në varrezat e qytetit të Prishtinës – Lagjja Arbëria