Kryeministri Hoti anulon udhëtimin në Uashington

25.06.2020 08:56:32

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se për shkak të zhvillimeve të reja nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, transmeton lajmi.net.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook thotë se për këtë ka njoftuar edhe ambasadorin Richard Grenell.

“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën. E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”, thuhet në postimin e Hotit