Kryeministri Hoti: Ndriçimi i fatit të pagjeturve është prioritet i Qeverisë

17.12.2020 22:42:56
Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për ndriçimin e fatit të të pagjeturve, kam pritur sot në takim ekipin e ekspertëve nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Republikës së Kosovës, i cili ishte i angazhuar në gërmimet vlerësuese gjatë javëve të fundit në varrezën masive në Kizhevak të Rashkës në Serbi.
I falënderova ata për angazhimin e palodhshëm dhe profesional në ndriçimin e fatit të të pagjeturve gjatë gërmimeve në lokacione të ndryshme në Serbi, por edhe brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Ndriçimi i fatit të të pagjeturve është prioritet i punës së Qeverisë së Kosovës dhe njëra ndër temat kryesore në procesin e dialogut me Serbinë.