Kryeministri Hoti: Qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të Qeverisë

Kryeministri Hoti: Qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të Qeverisë

04.12.2020 15:53:53

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka falënderuar deputetët të cilët votuan për Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të Kosovës.

Hoti ka pohuar se tani qytetarët dhe bizneset do të ndjejnë përkrahjen e Qeverisë

“U jam mirënjohës dhe u falënderohem të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët besuan dhe e mbështetën Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të Qeverisë së Kosovës. Nga ky ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të Qeverisë, që bashkërisht t’i kalojmë sa më lehtë pasojat e shkaktuara nga #COVID19”, ka pohuar ai në një postim në Facebook.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës miratoi sot Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.