Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa: Qakorri nuk është Kosovë, këtë e dijnë edhe barinjët

24.02.2017 10:29:59

Po të ishte Qakorri brenda Kosovës, tani ai do ishte brenda komunës së Pejës, por nuk e kemi, ai është jashtë kufirit.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Ai në emisonin “Euro Tribuna”,  ka thënë se edhe barinjtë e dinë që Qakorri është jashtë Kosove.

“Po të ishte në Pejë dhe me demarkim të kufirit të lihej jashtë, çdokush do kishte arsye për kritika, mirëpo të gjithë e din se Qakorri është jashtë Kosovë, edhe barinjët e dinë këtë gjë, se ku u kanë kullosë bagëtitë” ka thënë Mustafa.