Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa: Urime 3 Maji, Dita Botërore e Lirisë së Mediave!

03.05.2017 21:42:55

Të gjithë punonjësve të mediave, gazetareve dhe gazetarëve të Kosovës, Urime 3 Maji, Dita Botërore e Lirisë së Mediave!
Mediat dhanë kontribut të pazëvendësueshëm në çlirimin e Kosovës, arritjen e pavarësisë, ndërtimin e shtetit dhe fuqizmin e shtetësisë.
Mediat e lira dhe profesionale janë sot partner i zhvillimit ekonomik, proceseve integruese euroatlantike dhe fuqizimit të shtetit të së drejtës e luftës kundër dukurive negative.
Avancimi i vazhdueshëm i pavarësisë së mediave u konfirmua së fundi edhe nga Freedom House dhe shumë mekanizma të tjerë kredibil ndërkombëtarë.
Urime!