Kryeministri i Kosovës uron shqiptarët në 104 vjetorin e Pavarësisë: Sot ndjehemi Një!

28.11.2016 09:37:49

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka uruar të gjithë shqiptarët për 104 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryeministri Mustafa shkruan:Të dashur bashkëkombas,urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit! Të gjithë ne sot ndjehemi Një, të fortë por edhe përgjegjës për ndërtimin dhe zhvillimin e shteteve dhe vendeve tona, gjithandej ku jemi