Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka mbajtur një konferencë për media, pas ngjarjeve të sotme në Kataloni, ku u zhvillua një referendum i kontestuar për pavarësi ose jo të rajonit.
Rajoy ka deklaruar se “kurrfarë referendumi s’është mbajtur sot në Kataloni”.
Shumica e madhe e Katalonisë nuk ka marrë pjesë në referendumin e sotëm, dhe e kanë respektuar ligjin, ka shtuar ai.
Rajoy ka thënë po ashtu se shpreson se udhëheqësit katalanas tani do të heqin dorë nga objektivat e tyre separatiste, dhe do t’i kthehen normalitetit politik.
Qendrat e votimit për referendumin e kontestuar të Katalonisë janë mbyllur në orën 8, sipas kohës lokale, ndërsa kutitë me vota raportohet të jenë dërguar në vende sekrete, për numërim.