Kryeministri italian zotohet për ‘miqësi të re’ me Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit

27.07.2016 18:25:58

Gjatë një takimi në Romë mes Mateo Renzi dhe Theresa , kryeministri italian ka pranuar se ka qenë ‘i trishtuar’ me rezultatin e referendumit të mbajtur në Britaninë e Madhe.

Megjithatë, ai ka shtuar se ‘Italia do të respektojë vendimin e popullit britanik dhe se do të vazhdojë të mbajë marrëdhënie të mira me Britaninë e Madhe,” transmeton koalb.com.

Në anën tjetër, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka theksuar se ‘pavarësisht Brexit, Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Europës’.

Kryeministri italian tha se aid he May kanë ‘rënë dakord mbi vazhdimin e marrëdhënieve të afërta ekonomike’, por megjithatë May ka refuzuar të japë garanci totale për shtetasit e BE-së që aktualisht jetojnë në Britanisë, nëse ata do të lejohen të qëndrojnë aty.