Kryeministri japonez takon Trump: Kam shumë besim tek ai

18.11.2016 11:25:33

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka qenë personaliteti i parë i lartë politik që ka takuar presidenti i zgjedhur  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Pas takimit 90 minutësh kryeministri japonez është shprehur besimplotë ndaj presidentit të ri të SHBA, me të cilin sipas tij Japonia do të ndërtojë një marrëdhënie të shkëlqyer.

Në disa nga fjalimet e tij gjatë fushatës, Trump vuri në diskutim disa nga aleancat e SHBA me vende të tjera, përfshirë këtu edhe Japoninë.

SHBA dhe Japonia kanë qenë aleat të pandarë që pa Luftës së Dytë Botërore kur SHBA e ndihmoi vendin aziatik të rindërtonte ekonominë  e saj të shkatërruar.