Kryeministri Mustafa: Ata që i dhanë shumë lirisë, sot po japin besimin për zhvillim

08.06.2017 01:18:39

Kryeministri Mustafa dhe njëherësh kryetar i LDK-së, ka postuar në facebook disa videoincizime nga tubimi në Krushë të Madhe, ku salla ishte e vogël për të zënë gjithë mbështetësit e LDK-së, të cilët shprehën me entuzaizëm dhe me vendosmëri mbështetjen për LDK-në.

“Entuziazëm i papërshkrueshëm në takimin me banorët e Krushës. Njerëzit që i dhanë aq shumë Lirisë së Kosovës sot po e japin besimin e tyre të sinqertë për zhvillimin e Atdheut duke përkrahur Koalicionin e Shpresës, të prirë nga LDK-ja.
#BashkëTëVendosur” -thuhet në postimin e kryeministrit Mustafa.