Kryeministri Mustafa gjeti skandalomaninë dhe tenderomaninë e Qeverisë paraprake, dhe e bëri Kosovën me rritjen më të madhe ekonomike në rajon

08.04.2017 18:48:06

Nga Rexhep Kastrati

Kryeministri Mustafa në tubimet që po bëhen me rastin e përvjetorëve të degëve të LDK-së, ka folur për të arriturat e qeverisjes së vendit, për çështje me rëndësi të veçantë për vendin, por edhe ka shprehur edhe opinionet e tij lidhur me çështje të politikës së ditës. Në këto takime, kryeministri Mustafa ka shpërfaqur edhe përgjegjshmërinë e plotë për një qeverisje në shërbim të zhvillimit ekonomik, të interesave të qytetarëve, por edhe për çështje të tilla si ato që prekin edhe pozitën rajonale dhe përgjithësisht ndërkombëtare, e së këndejmi edhe aleancën e Kosovës me demokracitë perëndimore. Dhe e tërë kjo është shumë normale në raste të tilla të takimeve me anëtarë, simpatizues dhe mbështetës të LDK-së, sepse këto takime janë edhe si një llok komunikimi me ta, edhe për faktin se tashmë kur janë bërë dy vjet të Qeverisë që drejton LDK dhe kryeministri Mustafa është e rrugës që të bëhet një bilanc i kësaj qeverisjeje.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa nuk po bën asgjë tjetër pos që po konfirmon filozofinë politike të presidentit Rugova, në themelet e të cilës është respektimi, vlerësimi, afirmimi i vlerave dhe veçantive kombëtare të shqiptarëve, respektimi, vlerësimi dhe afirmimi i vlerave univerale, demokratike dhe të përakatësisë në qytetarimin perëndimor dhe në kontekstin gjeopolitik e gjeostrategjik euroatlantik, angazhimi për zhvillim ekonomik dhe për fuqizimin e prodhimit vendor si dhe lehtësimin për investime të huaja. Së këndejmi, kryeministri Mustafa në këto takime po flet për zhvillimin ekonomik, për punët që janë kryer dhe që po kryehen dhe që pritet të kryhen në vazhdim, ashtu siç po flet për fuqizimin e shtetit ligjir, luftën kundër krimit dhe korrpupsionit. Po ashut, kryeministri Mustafa po flet edhe për vendosmërinë e LDK-së, të tijën si kryeministër dhe të Qeverisë që drejton për të thelluar bashkëpunimin dhe bashkërendimin me aleatët tanë euro-atlantikë si në aspektin e zhvillimit ekonomik, ashtu edhe të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës, e po ashtu, edhe në kontekstin gjeopolitik e gjeotsrategjik euro-perëndimor.

Edhe pse që nga formimi i kësaj Qeverie, Kosova është përfshirë në situata rënduese dhe penguese deri në kufjtë e tensionimit destabilizues, që kanë pasur dhe kanë ndikim edhe në proceset e rëndësishme për vendin, edhe në funksionimin e institucioneve me kapacitete të plota, edhe në pozitën ndërkombëtare të Kosovës, megjithatë janë arritur rezultate që nuk kanë mundur të merren me mend në qeverisjet paraprake, apo edhe në çfarëdo qeverisje nga të tjerët. E arritura e rëndësishme është shndërrimi i Qeverisë në një institucion të shtetit dhe për shtetin, e jo në një mekanizëm për përfitime të individëve dhe të grupeve të ndryshme që e shndërruan në sistem tenderomaninë dhe format tjera të keqpërdorimit të kompetencave qeveritare. E arritur tjetër është shndërrimi i buxhetit të shtetit në një portofol të shtetit në funksion të realzimit të politikave zhvillimore, të mbështetjes së kategorive të ndryshme që nga ato invalidore, me mundësi të kufizuara ekonomike, e deri te veteranët dhe kategoritë tjera siç janë pensionistët e tj. Buxheti gjatë këyre dy viteve nuk trajtohet si më parë si një buxhet për nevoja elektorale, për të mbështetur një komunë,  ejo një komunë tjetër, dhe për të bërë rritje të rrrogave sipas nevojave të momentit dhe sipas viteve elektorale. Një arritur tjetër është reforma në sistemin fiskal, në skemën pensionale-invalidore, në skemën e sigurimeve shëndetësore, dhe në shumë aspekte të tjera. Një e arritur tjetër është, po ashtu, edhe larja e shumë borxheve që më parë janë marr pa ndonjë studim dhe hulumtim të nevojave zhvillimore. Një tjetër e arritur është edhe miratimi i ligjit për “Trepçën” dhe atij për investime të huaja. Një tjetër e arritur është fuqizimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës, që është shoqëruar me nënshkrimin e MSA-së, vlerësimet e mëdha që janë bërë dhe po bëhen nga shtete dhe agjensi e organizata ndërkombëtare për Kosovën. Dhe një arritur tjetër është edhe rritja më e lartë ekonomike në rajon, që u konfirmua këto ditë edhe nga Banka Botërore.

Sigurisht, këto janë vetëm disa nga të arriturat e kësaj Qeverie brend dy vitesh, e që janë arritur në kushte dhe rrethana shumë rënduese për vendin, dhe në kushtet dhe rrethanat kur kjo Qeveri kishte trashëguar shumë dëme të bëra nga qeveritë pararendëse, të cilat kishin lënë të instaluar kapjen e shtetit, tenderomaninë, borxhe të shumta dhe një sistem të fortë korruptiv dhe të monopoleve. Prandaj, është e qartë se kur kryeministri Mustafa thotë se po paguajmë skandalet e krijuara para qeverisjes sonë, ka parasysh se kjo Qeveri përveç zhvillimit ekonomik dhe realizimit të programit të saj qeverisës, po riapron, por përmidërson dhe po shmang pasojat e skandaleve që i kanë bërë të tjerët. Pra, kjo nuk mund të interpretohet se lënie e këmbëve të arushës, por si realitet me të cilin është ballafaquar dhe po ballafaqohet kjo Qeveri. Edhe lidhur me shdërrimin e FSK-në FA, kryeministri Mustafa po e përsërit atë që e ka thënë nga fillimi: Ushtria e Kosovës do të bëhet në bashkërendim dhe me mbështetje të aelatëve tanë strategjikë në krye me SHBA-të, që këtë proces e shohin nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Krejt në fund duhet thënë se sukseset e kësaj Qeverie që drejtohet nga LDK dhe nga kryeministri Mustafa, dh vetë fakti se në krye të saj janë këta, që nga fillimi nuk është mirëpritur dhe i ka penguar të gjithë: forcat opozitare, PDK-në, listën “Srpska”, korpusin medietik që kontrollohet nga struktura mafiozo-politike etj. Tashmë kur efektet e kësaj qeverisjeje dhe të reformave të kryera gjatë këtyre dy viteve, dhe mundësia që gjatë dy viteve në vazhdim të ndjehen më shumë efektet e kësaj qeverisjeje, janë shtuar zërat që duan ta ndërpresin, ta ndalin atë. Dhe duan ta ndalin edhe sepse nuk po mund ta ndjekin dinamikën zhvillimore të kësaj Qeverie, edhe se nuk janë të përgatitur për të përballuar këtë dinamikë dhe nivelet e punës qeverisëse në vend, edhe për të penguar rritjen e kuotave të vlerësimeve vendore dhe ndërkombëtare për këtë Qeveri dhe për LDK-në.