Kryeministri Mustafa ka dëshmuar se shqiptarët dinë dhe mund të ndërtojnë dhe të mbajnë shtet

09.05.2017 21:04:35
Nga Rexhep Kastrati
Kryeministri Mustafa, i vetmi kryeministër i një shteti që është ballafaquar me vështirësi, pengesa, intriga, obstruksione dhe me luftë speciale, me forma aktive të dhunshme, tribale, anarkiste dhe në kufijtë e terrorizmit, por që ka arritur të realizojë një model pozitiv qeverisës dhe të arrijë rezultate që nuk kanë mundur të merren me mend më parë!
 
Kryeminsitri Mustafa, ka arritur që të vendosë qeverisjen e vendit në suaza të ligjshmërisë, institucionalizmit demokratik dhe në funksion të interesave të qytetarëve, të vendit dhe në funksion të forcimit të aleancës me demokracinë perëndimore. Nën qeverisjen e tij, Kosova ka filluar të funksionojë si një shtet që ia ndal turrin Serbisë, që ua prish muret dhe ua ndal trenin. Që ua tregon zyrtarëve serbë kufirin te thana dhe që nuk lejon njeri të futet pa leje në Kosovë.
 
Ata që janë angazhuar dhe po angazhohen tepër shumë që ta rrëzojnë Qeverinë që drejton kryeministri Mustafa, pavarësisht se a janë në pozitë apo në opozitë, nuk kanë mundur ta përballojnë dinamikën dhe modelin qeverisës të tij, nuk kanë mundur të pajtohen që po i humbin provilegjet e vendosura edhe me forcë dhe në emër të luftës për liri, ashtu siç nuk kanë mundur të mos e kryejnë misionin për të cilin janë në skenën politike në Kosovë: pamundësimin e funksionimit të Kosovës si shtet, për të hapur rrugë për zgjidhje të tjera në dëm të saj dhe të shqiptarëve.
 
Kryeministri Mustafa ka dëshmuar, ashtu sikurse më parë edhe presidneti Rugova, se shqiptarët dinë të qeverisin veten, dinë të ndërtojnë dhe të mbajnë shtet, por ajo që ka nevojë Kosova, është mbështetja për t’u liruar nga rekrutët shqiptarë të agjenturave kundërshqiptare, nga strukura mafiozo-politike dhe nga injorantë politikë që janë këtu për të penguar funskionimin normal të shtetit, për të dëmtuar interesat strategjike të vendit, dhe për të plaçkitur sa të mundin.
 
Jam besimplotë se Kosova do të arrijë të kalojë edhe këto sfida, e mbështetur edhe nga aleatët tanë strategjikë në krye me SHBA-të! 
Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti i bekoftë qytetarët e saj! Zoti i bekoftë SHBA-të!