Kryeministri Mustafa kërkon lirimin e Ramush Haradinajt

06.01.2017 11:57:33

“Më lejoni të theksoj qëndrimin e qeverisë kundër këtyre akteve të cilat janë të kundërligjshme. E kemi bërë të qartë se të gjitha dikasteret janë duke u angazhuar për lirimin sa më të shpejtë të tij. Aktet e ndalimit i konsiderojmë që janë akte të palejueshme duke pasur parasysh që zotëri Haradinaj pafajësinë e tij e ka dëshmuar dy herë.
Këto flet arreste nuk kanë bazë juridike dhe ligjore. Jemi të angazhuar që këto flet arreste të shpallen të pavlefshme.” tha kryeministri Mustafa në mbledhjen e qeverisë.
Ai gjithashtu kërkoj që organet kompetente të vazhdojnë të punojnë që Haradinaj të kthehet sa më shpejtë.