Kryeministri Mustafa: Kësaj Qeverie nuk mund t’i adresohen keqpërdorime, vjedhje dhe skandale që nuk kanë të bëjnë me të!

06.05.2017 12:28:20

Kryeministri Mustafa, nëpërmjet një postimi në facebook, është deklaruar sërish lidhur me mocionin kundër Qeverisë, duke shprehur habinë se si i adresohen kësaj Qeverie keqpërdorimet, vjedhjet e aferat me të cilat kjo Qeveri nuk ka të bëjë.

“Të nderuar qytetarë,
Kam pritur se Mocioni i opozitës do të përmbajë diçka që kemi punuar keq apo s’kemi punuar atë që kemi premtuar. Por, se kësaj Qeverie do të tentohet t’i adresohen keqpërdorimet, vjedhjet, abuzimet e aferat me të cilat asnjë vendim dhe anëtar i kësaj Qeverie s’ka të bëjë, nuk kam pritur! Asnjë mocion kundër Qeverisë nuk i shpëton ata që mendojnë të plaçkisin 30 milion euro nga Telekomi i Kosovës, ata që ia bënë shtetit faturën e pasaportave mbi 5 milion euro apo ata që shpresojnë se do ta plaçkisin shtetin edhe përmes Axosit, nëse kjo Qeveri bie.” – thuhet në positmin  e kryeministrit Mustafa.