Kryeministri Mustafa: Kosova po e thellon bashkëpunimin me NATO-n

19.06.2017 15:37:39

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, John Manza.

Kryeministri Mustafa dhe z. Manza kanë biseduar për procesin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Kosovës, si dhe për zhvillimet tjera aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa theksoi rolin e rëndësishëm si dhe besimin që gëzon KFOR-i në Kosovë.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës