Kryeministri Mustafa: Kyçjet në autostradë do të bëhen nga Ministria e Infrastrukturës

11.04.2017 11:08:56

Kryeministri Isa Mustafa i është përgjigjur deputetit të VV-së Salih Salihut për kyçjet në autostradë të Ferizajt dhe Vitisë.

Salihu e ka pyetur kryeministrin për hyrje-daljet në autostradën për Shkup, duke konsideruar se Ferizaj dhe Vitia kanë nevojë për më shumë hyrje-dalje.

Mustafa ka thënë se janë duke punuar që të bëhet kyçja dhe në këtë drejtim është duke punuar Ministria e Infrastrukturës.

“Jemi marr vesh që MI ta bëj një plan dhe të sheh mundësit më të mira të kyçjes pasi tash nuk janë të parapara kyçjet dhe të vijë me një propozim e bënë në qeveri dhe nëse i plotëson kushtet do të bëhet kyçjet. Është biseduar edhe me kontraktonin që të në mundësohet që kjo çështje të realizohet Është e vërtet që nuk përkon me standardet sepse janë shumë të afërta hyrje daljet në autostradë por ka shumë kërkesa nga Komuna e Ferizajt dhe e Vitisë për kyçje”, ka thënë  Mustafa.