Kryeministri, Mustafa: LDK nuk i frikësohet mocionit dhe askujt

07.05.2017 12:49:53

Kryeministri, Isa Mustafa ka deklaruar se në asnjë rast LDK nuk i frikësohet mocionit dhe nuk kanë pse shqetësohen ndaj asnjë mocioni të askujt

Të nderuar qytetarë,
Kam pritur se Mocioni i opozitës do të përmbajë diçka që kemi punuar keq apo s’kemi punuar atë që kemi premtuar. Por, se kësaj Qeverie do të tentohet t’i adresohen keqpërdorimet, vjedhjet, abuzimet e aferat me të cilat asnjë vendim dhe anëtar i kësaj Qeverie s’ka të bëjë, nuk kam pritur! Asnjë mocion kundër Qeverisë nuk i shpëton ata që mendojnë të plaçkisin 30 milion euro nga Telekomi i Kosovës, ata që ia bënë shtetit faturën e pasaportave mbi 5 milion euro apo ata që shpresojnë se do ta plaçkisin shtetin edhe përmes Axosit, nëse kjo Qeveri bie.