Kryeministri Mustafa mbledh urgjentisht kabinetin e tij

14.01.2017 19:32:32

Burime të Indeksonline mësojnë se në objektin e Qeverisë së Kosovës gjendet pikërisht kryeministri Isa Mustafa dhe kabineti i tij të cilët janë në diskutim e sipër për çështjen e trenit “rus”i nisur nga Beogradi e që pritet që së shpejti të mbërrijë në Mitrovicë.

Kryemministri Mustafa është në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente në lidhje me trajtimin e arritjes së trenit në Mitrovicë.

Duhet përkujtuar që ndër ministrat që gjenden në zyrat e Qeverisë janë: Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, Ministri Lutfi Zharku.