Kryeministri Mustafa: NATO na dërgoi letër, nga viti i ardhshëm rrisim bashkëpunimin

08.12.2016 11:12:31

“Konfirmimin për rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe NATO-së e kam marrë dje përmes një letre nga sekretari i NATO-së, e cila pritet të fuqizohet vitin e ardhshëm”, ka thënë Mustafa.

Këto deklarata kryeministri i vendit, Isa Mustafa i ka bërë në një konferencë të mbajtur për medie ku i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, raporton lajmi.net.

“Kjo letër  nga sekretari i NATO-së është shumë e rëndësishëm sepse rritë bashkëpunimin me aleancën veri-atlantike dhe konfirmon rolin e Kosovës si faktorë për paqe dhe stabilitet në rajon. Ne do të avancojmë hapat e anëtarësimit që në një periudhë jo të largët të bëhemi anëtarë të NATO-së”, ka thënë Mustafa.