Kryeministri Mustafa në Kuvend paraqet sukseset e qeversjes

10.05.2017 10:02:35

Kryeministri Mustafa në Kuvend është duke dhënë shumë fakte që rrëzojnë tekstin e mocionit kundër Qeverisë, të paraqitur nga opozita, e me mbështetje edhe nga kuvendarë të PDK-së.

Për dallim nga teksti i mocionit që përmban veprime dhe çështje që nuk kanë të bëjnë me këtë Qeveri, ose që i kanë bërë vetë partitë opozitare, kryeministri Mustafa pa asnjë retorikë politikaneske, por vetëm me fakte konkrete po tregon punët e mira që janë bërë gjatë këtyre dy viteve, pra vetëm për gjysmën e mandatit qeverisës.