Kryeministri Mustafa në samitin e Holandës merr përkrahje për proceset euro-integruese të Kosovës

20.10.2016 21:05:35

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot ka pasur një sërë takimesh me liderë të shteteve dhe partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane.

“Mora pjesë sot në samitin e liderëve të shteteve dhe të partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, që u zhvillua në Mastriht të Holandës”, shkruan kryeministri në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Sipas Mustafës, “Të pranishëm ishin liderët e shumë shteteve dhe qeverive të BE-së, duke përfshirë Kancelaren Angela Merkel, presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker”, shkruan lajmi.net.

“U takova edhe me kryesuesin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Ëeber, ku biseduam në mënyrë të veçantë çështjen e liberalizimit të vizave, me ç’rast kërkova përkrahjen e Grupit të EPP-së, si grupi më i madh në Parlamentin Evropian, për proceset eurointegruese, duke përfshirë liberalizimin e vizave, për qytetarët e Kosovës”, thotë ai.

Mustafa në këtë samit ka takuar edhe presidentin e EPP-së, Joseph Daul, nga i cili ka marrë përkrahjen evropiane për proceset euro-integruese të Kosovës

“Takova edhe Presidentin e EPP-së, Joseph Daul, i cili theksoi përkrahjen e mëtejme të familjes se partive evropiane të qendrës së djathtë për proceset eurointegruese të Kosovë”, shkruan Mustafa.

14670849_1132298383503064_429137417618428043_n14666125_1132298373503065_3659660249076297465_n14650674_1132298350169734_398371542263016439_n14680682_1132298320169737_5288655845694290834_n14610955_1132298280169741_8534142801247292508_n14720567_1132298263503076_4676086692078313484_n