Kryeministri Mustafa ngushëllon familjen Dvorani

29.11.2016 12:10:37

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime familjes Dvorani nga Fshati Terstenik i Drenasit, e cila humbi dy djemtë e saj Muhametin 8 vjeç dhe Mendimin 5 vjeç, në një aksident trafiku në Novi Sad, derisa ishin duke ardhur për vizitë në Kosovë nga Austria.

Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:

E nderuar Familje Dvorani,

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tuaj të pakompensueshme.

Aksidenti i rëndë tragjik ku humbën jetën Muhameti dhe Mendimi, na ka prekur thellë.

Qytetarët dhe Qeveria e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë me ju dhimbjen e madhe në këto momente të vështira.

Muhametit dhe Mendimit i qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Ngushëllime!

Isa Mustafa,