Kryeministri Mustafa pranon kartelën e tifozerisë nga “Dardanët”

03.03.2017 17:19:22

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa njofton se ka pranuar një kartelë tifozerie nga “Dardanët”.

“Sot, pranova me shumë kënaqësi kartelën e tifozerisë së përfaqëseueses tonë në futboll, “Dardanët”. Edhe nëse nuk do të mund të jem prezent në çdo ndeshje, me zemër dhe mendje do të përkrahë lojtarët tanë në çdo përballje. “Dardanët” do të kenë rol shumë të rëndësishëm në sukseset tona në futboll në të ardhmen. Faleminderit!”