Kryeministri Mustafa priti ambasadorin e Australisë

14.09.2016 19:28:35

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e Australisë, jorezident në Kosovë, David Stuart.

Kryeministri Mustafa dhe ambasadori Stuart biseduan për progresin në Kosovë dhe agjendën zhvillimore e integruese euroatlantike të Kosovës.

Kryeministri Mustafa e informoi ambasadorin Stuart për përkushtimin e Qeverisë në zhvillimin e gjithanshëm të shtetit.

Duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryeministri Mustafa e falënderoi për përkrahjen e dhënë nga Australia deri më tani.

Ambasadori i Australisë, David Stuart, shprehu përkrahjen e shtetit të tij për Kosovën dhe vullnetin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.