Kryeministri Mustafa: SHBA-të janë sot garantuesi dhe mbështetësi më i madh i paqes, lirisë dhe humanitetit në mbarë globin

04.07.2017 17:13:54

Kryeministri dhe kryetar i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar SHBA-të me rastin i ditës së Pavarësisë – 4 korrikun.

Në një postim në facebook, z. Mustafa 4 korrikun e quan festë të gjithë popujve dhe shteteve të botës sëlirë dhe demokratike, kurse partneriteti me SHBA-të është busollë orientuese e shtetit të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit Mustafa:

Të ndërtuara mbi sakrificat, parimet dhe vlerat më të larta njerëzore, SHBA-të janë sot garantuesi dhe mbështetësi më i madh i paqes, lirisë dhe humanitetit në mbarë globin.
4 Korriku, Dita e Pavarësisë së SHBA-ve, me të drejtë mund të konsiderohet festë e të gjithë popujve dhe shteteve të botës së lirë dhe demokratike.
Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj i janë përjetësisht mirënjohës SHBA-ve për kontributin e pazëvendësueshëm në arritjet e Kosovës.
Partneriteti dhe miqësia e përjetshme me SHBA-ta janë busulla orientuese e shtetit dhe popullit tonë.
Zoti e Bekoftë Amerikën!
God Bless America!