Kryeministri Mustafa: Sot pritet vendimi për murin në veri, nuk ka vend për shqetësim

03.02.2017 14:54:14

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në konferencën e përbashkët me shefin NATO-s, Jens Stoltenberg, ka komentuar për takimin me përfaqësuesit e komunës së veriut.

Sipas kryeministrit, në këtë takim është diskuar për çështjen e murit dhe pritet të ketë vendim sot gjatë ditës, por ai tha se nuk sheh ndonjë rrezik për eskalim të situatës.

Sekretari Stoltenberg,  ka thënë se KFOR-i dhe EULEX-i janë të zotuar për të ruajtur sigurinë në Kosovë dhe nuk ka vend për shqetësim.

“Jemi në gjendje për ta siguruar sigurinë në Kosovë. KFOR është reaguesi i tretë pas policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Jemi të zotuar që të vazhdojmë që të ruajmë sigurinë në Kosovës, por ajo çfarë është e rëndësishme është që përmes dialogut të ecim drejt normalizimit”, tha Stoltenberg.