Kryeministri Mustafa: Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë është pranuar nga UEFA dhe FIFA

10.06.2017 16:30:21

Këtë lajm të mirë, kryeministri Mustafa e ka dhënë sot nëpërmjet një postimi në facebook, sipas të cilit, UEFA dhe FIFA e kanë pranuar stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, dhe po punohet shumë që të bëhet gati edhe stadiumi i Prishtinës për ndeshjet e përfaqësuesese së Kosovës.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, ka konfirmuar se po punohet që edhe stadiumet në Gjilan dhe në Pejë të standardizohen dhe të pranohen për gara ndërkombëtare.

Ka filluar edhe faza e parë për stadiumin “Dradania Arena” që do të jetë stadiumi kryesor në Kosovë.

“Që nga shtatori, ekipi përfaqësues, klubet tona dhe tifozët tanë të shkëlqyer, nuk do të detyrohen të udhëtojnë jashtë Kosovës për të përcjellur ndeshjet.

Dje, me rastin e përfundimit të punimeve, vizituam Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, të cilat janë verifikuar dhe janë testuar sistematikisht dhe përfundimisht janë pranuar nga UEFA dhe FIFA.

Po punohet shumë në stadiumin e Prishtinës dhe ai do të jetë gati për Përfaqësuesen.
Kemi filluar përgatitjet që t’i kthejmë në stadiume që plotësojnë kushtet për zhvillimin e garave ndërkombëtare edhe stadiumet në Gjilan dhe Pejë.

Ndërkaq, tashmë ka filluar faza e parë për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar “Dardania Arena” që do të ndërtohet në Bërnicë të Poshtme, ku do të vazhdojnë investimet derisa të finalizohet në tërësi.” – thuhet në postimin e kryeministrit Mustafa.