Kryeministri Mustafa thotë se Ramushi nuk do të ekstradohet në Serbi

18.01.2017 10:42:05

Kryeministri i Kosovës në mbledhjen e qeverisë ka thënë se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi, pas një kërkese të këtij shteti që ia ka bërë Interpolit duke kërkuar arrestimin e Haradinajt.

“Prandaj dua të konkludoj se qytetarët  e Kosovës nuk do të ndahen me mure, por do të bashkohen me ura, Ramush Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi, por do të kthehet në Kosovë dhe, trenat do të mund të hyjnë nga Serbia në Kosovë dhe nga Kosova në Serbi, duke respektuar në mënyrë të dyanshme rregullat e lëvizjes së mallrave dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve”, ka thënë Mustafa.

Ndryshe, Haradinaj është duke qëndruar në Francë, për shkak se është i liruar me kusht dhe i janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit.