Kryeministri Mustafa u shpallë luftë mopolove

08.09.2016 12:12:25

Kryeministri i vendit Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se duhet të luftohen monopolet, pasi që firmat e caktuara e kanë monopolizuar tregun dhe se përfitues të tenderëve, vazhdojnë të jenë një numër i vogël i kompanive, gjë që flet për praktika të këqija.

Mustafa duke folur për çështjen e  pensioneve  për veteranët, tha se Qeveria është kushtëzuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar që të zgjidhet ky problem.

Ndërsa tha se në pajtueshmëri me FMN-në,  kanë marrë vendim që vitin e ardhshëm të gjitha të dhënat sociale për këtë kategori, të mos i kapërcejnë 50 milionë euro, duke përshirë pensionet për veteranë invalid dhe nevojat tjera. Ai theksoi se duhet të zgjidhen këto çështje, me qëllim që Kosova të mbesë në programin e FMN-së, sepse ndryshe rrezikohen shumë marrëveshje. Ndërsa tha dhe fitimi mbi bazat e jomeritave, cilësohet si korrupsion.

E ministri i Financave Avdullah Hoti, i cili  njoftoi kabinetin qeveritar për rrjedhën e të hyrave buxhetore, për periudhën janar- gusht  tha se  përgjatë kësaj periudhe, po vazhdon një rrjehë shumë e mirë i inkasimit të të hyrave. Ndërsa tha se janë rritur shpenzimet për 5.7 përqind. 

 

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që t’i vazhdohet mandati drejtorit aktual të Policisë, Shpend Maxhuni. Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, tha se kërkesa për vazhdimin e mandatit të Shpend Maxhunit, është bërë duke u bazuar në performancën e mirë të tij, gjatë kohës sa ka ushtruar këtë detyrë.

E fjalë të mira për policinë kishte dhe kryeministri i vendit Isa Mustafa, i cili  vlerësoi lart punën e këtij institucionit dhe drejtorit Maxhuni.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, i cili ka njoftuar kabinetin qeveritar lidhur me zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, tha se ky ligj ka prodhuar efekte pozitive për shëndetin, por sfidë mbetet zbatimi i tij.  Ndërsa tha se MSh konsideron që duhet mbështetje më e madhe nga ana e institucioneve respektive dhe autoritetet lokale, për zbatimin e ligjit në fjalë.