Kryeministri Mustafa uron ditëlindjen e 81-të të Adem Demaqit

26.02.2017 20:38:46

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka uruar ditëlindjen e 81-të simbolit të rezistencës kosovare, Adem Demaçit.

“Adem Demaçi, ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës lirisë së Kosovës, duke e kaluar krejt rininë në burgjet e regjimit okupator. Me veprimtarinë e tij në shërbim të lirisë së Kosovës, Adem Demaçi u bë simbol i sakrificës dhe rezistencës, duke motivuar breza të tërë të kosovarëve që të mos heqin dorë nga lufta e drejtë për liri, pavarësi dhe demokraci, synime që u bënë realitet pas rezistencës paqësore dhe luftës çlirimtare, e ndihmuar fuqishëm nga miqtë ndërkombëtarë, në krye me SHBA-të”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa, në telegramin e urimit.