Kryeministri Mustafa uron kryeministrin e ri të Kroacisë

20.10.2016 18:12:26

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar kryeministrin e ri të Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili u zgjodh në këtë detyrë nga Parlamenti kroat.

Duke e përgëzuar në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës, kryeministri Mustafa ka shprehur besimin e plotë se kryeministri Plenkoviq, me eksperiencën dhe lidershipin e tij, do të kontribuoj fuqishëm në progresin dhe prosperitetin e mëtejshëm të popullit dhe të shtetit kroat.

“Shfrytëzoj rastin të theksoj kënaqësinë time për avancimin shumëdimensional të bashkëpunimit dhe të miqësisë tradicionale ndërmjet dy vendeve tona dhe jam plotësisht i bindur për avancimin e mëtejmë të relacioneve tona shembullore”, thuhet në urimin e kryeministrit Mustafa.