Kryeministri Mustafa uron Shendin për të bronztën në Brazil

22.07.2017 21:10:51
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Shend Zhjeqin për medaljen e bronztë të fituar në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM) në Brazil.

Kryeministri Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kosova do të përparojë vetëm me njerëz të dijes, shkencës, arsimit, kulturës e veprimtarive tjera intelektuale të bazuara në vlera pozitive bashkëkohore.

Ky është shkrimi i tij:

Kosovës iu shtua edhe një sukses.

Gjimnazisti ynë, Shend Zhjeqi, ka fituar Medaljen e Bronztë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM) në Brazil.

E përgëzojmë Shendin dhe i urojmë shumë suksese të ardhshme.

Kosovën do ta qojnë përpara dhe do t’ia zbardhin fytyrën vetëm njerëzit e dijes, shkencës, arsimit e kulturës dhe veprimtarive tjera intelektuale të bazuara në vlera pozitive bashkëkohore.