Kryeministri serb Aleksnadar Vuçiq i bë thirrje Listës serbe për ndalimin e përçamjes

26.12.2016 11:38:52

Kryeministri serb Aleksnadar Vuçiq u ka dhënë përfaqësuesve serbë në Kosovë një afat deri më 31 dhjetor të tërheqin vendimin që sipas tij është i dëmshëm, në mënyrë që të ndalojnë grindjet dhe përqarjet.

E gjitha kjo në qoftë se ata duan të marrin pjesë në një politikë të përbashkët të serbëve dhe të shtetit të Serbisë në Kosovë, ka thënë shefi i të Ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq.

Gjuriq ka thënë para gazetarëve se serbët në Kosovë duhet që në mënyrë të qartë të dinë se vendimet e tyre duhet të jenë unike.

“Ata që marrin vendime dhe zotërojnë edhe pa Qeverinë e Serbisë e që morën vendimin politik për shkarkimin e Ljubomir Mariq-it, duhet të kenë kujdes. Në qoftë se ata duan të marrin pjesë në atë që është politikë e përbashkët e serbëve dhe të shtetit serb në Kosovë, duhet që deri me 31 dhjetor të tërheqin vendimet e tyre të dëmshme”, ka thënë Gjuriq.

“Të gjitha vendimet e serbëve në Kosovë duhet të merren në një mënyrë unike, me anë të bisedimeve, jo me grindje, por me konsensus” ka shtuar Gjuriq.

Në takimin me kryeministrin serb, Vuçiq ishin deputet të Listës Serbe, përfaqësues serbë në qeverinë e Kosovës dhe kryetarë të komunave, por jo ministri Jevtiq.