Kryeministri thotë se Peja hoqi çdo mëdyshje se fitorja do të jetë bindëse

05.06.2017 01:09:40

Një postim në facebook, kryeministri Mustafa, po ashtu, është shprehur i sigurt se fitoren si në kohë të Rugovës, nuk e fsheh as RTK-ja, e shndërruar në mjet të propagandës së koalicionit të territ.

“Peja madhështore e hoqi çdo mëdyshje se Fitorja e Koalicionit të Shpresës do të jetë bindëse.
11 Qershori shënon kthimin përfundimtar të lavdisë së Pejës dhe fundin e atyre që u përpoqën me çdo mjet t’ia dëmtojnë imazhin dhe fisnikërinë.
Fitoren si në kohën e Rugovës, nuk mund ta fsheh as RTK-ja e shndërruar në mjet të propagandës nga Koalicioni i territ!” – thuhet në postimin e kryeministrit Mustafa.