Kryeministri turk: Shkarkohen 81 mijë punëtorë të lidhur me grusht shtetin e dështuar

14.08.2016 20:22:27

Kryeministri turk ka njoftuar për shkarkimin e 81 mijë e 494 punëtorëve të lidhur me grusht shtetin e dështuar në këtë vend.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Ben Ali Jilidirim, në lidhje me procesin e dosjes së grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut në Turqi, ka thënë: Në këtë dosje, 76 mijë e 597 punëtorë të qeverisë përkohësisht janë shkarkuar nga vendet e punës, ndërsa 4 mijë e 897 në mënyrë të përhershme.

Po ashtu, kryeministri i Turqisë Binali Yilidirim deklaroi se Ankaraja nuk do të bëjë lëshime sa i përket ekstradimit të Fethullah Gulen nga Amerika. Kryeministri Binali Yildrim përsëriti se vizita e nënpresidentit amerikan nuk do të shërbejë për të hapur diskutime mbi një kompromis për këtë çështje.