Kryeministri u takua me banorët e zonave të brezit kufitar Kosovë-Mali i Zi

15.09.2016 20:38:54

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të konsultimeve të gjithanshme lidhur me procesin e shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, ka takuar sot dhjetëra banorë që jetojnë dhe veprojnë në brezin kufitar.

Kryeministri Mustafa, i shoqëruar edhe nga ministri Kujtim Shala, kryetarët e Pejës e Istogut dhe deputetë të Kuvendit, kanë dëgjuar të gjitha opinionet dhe qëndrimet e banorëve të këtyre zonave, lidhur me këtë proces të rëndësishëm për vendin.