Ai gjatë bisedës që pati me fëmijët, pikërisht në ndërtesën e Qeverisë, duke dashur t’u kërkojë atyre që tani të mos bëjnë gabime si konsumimi i alkoolit, marrja e narkotikëve e duhani, ai u tha atyre se koha është me ta dhe këtë mund ta bëjnë kur të rriten, por jo tani.
“Këtu janë puna e detyrume po se po, llojet e ndryshme të skllavërisë, këtu hyjnë edhe rreziqe të natyra tjera cilatdo qofshin. Këtu hynë edhe narkotikët edhe alkooli, duhani e të gjitha këto. Kur rriteni keni boll kohë për të gjitha këto, nëse është bash përcaktim i dikujt, por sa jeni fëmijë është mirë mos me leju këtë”, tha ai.
Ndërkohë, Konferenca u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Organizatat Syri i Vizionit dhe Save the Children zyra në Kosovë.
Mëposhtë keni fjalimin e tij: