Kryeministrja e re e Serbisë?

15.06.2017 18:59:08

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot e ka propozuar Ana Brnabiç për kandidate të re si kryeministre të Serbisë. Ish-ministrja e Administratës Publike që nga fillimi është konsideruar si një të preferuarat për kryeministre të re.

Ana ka lindur në Beograd në shtator të vitit 1975, shkollën e mesme e kreu në Serbi ndërsa shtudimet universitare i kreu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Universitetin e Northwood, ku në vitin 1998 kreu studimet në administrim të biznesit.

Edukimin e vazhdoi në Angli në Universitetin  Hull, ku përfundoi studimet master në fushën e marketingut. Ajo i flet dy gjuhë, anglisht dhe atë ruse.

 

Ana ishte njëra ndër 6 ministrat në qeverinë serbe, por ajo ka marrë vëmendje të madhe pasi që është kandidatja e parë homoseksuale në Serbi dhe në tërë Ballkanin.